Sport

Danezi Bo Svenson rikthehet në “familje”, trajneri i ri i Mainzit

4 Janar 2021, 15:09 Nga DOSJA

GJERMANI – Bo Svenson do të jetë trajneri i ri i skuadrës gjermane të Mainz 05. 41-vjeçari po kthehet në Rin nga divizioni i dytë austriak, ku ka drejtuar Liefering, për të cilin ka punuar me sukses gjatë një viti e gjysmë.

Danezi Svenson ka luajtur për Mainz në Bundesligën dytë dhe Bundesligë, nga 2007 deri në 2014, duke zhvilluar 122 ndeshje me fanelën e skuadrës nga Rini. Nga 2014 deri në 2019 ai ka qenë trajner i ekipeve U-19 dhe U-17 në qendrën e trajnimit për të rinjtë në Mainz.

Kristian Heidel, anëtar i bordit drejtues të Mainzit shprehet: “Bo ka të gjitha cilësitë që ne do të dëshironim për pozicionin tonë të trajnerit. Ai e mësoi punën e trajnerit nga e para në qendrën tonë të trajnimit për të rinjtë dhe, si një profesionist aktiv, mësoi punën e trajnerëve, si dhe Jurgen Klop dhe Thomas Tuçel. Ai e di se si duhet të ndihet futbolli ynë. Ne jemi të bindur se ai ka personalitetin dhe vendosmërinë për t’i transferuar këto njohuri në ekip “.

Skuadra e Manizit, të dielën u shpartallua 5-2 nga Bayern Mynih, ndërkohë që pankina ishte e boshatisur. Trajneri i ri Svenson do të zyrtarizohet nesër për publikun në një konferencë shtypi në mesditë. Ai do të sjellë në pankinën e Mainzit, në rolin e ndihmësit edhe ish-trajnerin e të rinjve, Babak Keyhanfar.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern mynih bo svenson bundesliga trajneri i ri i mainzit bayern mynih bo svenson bundesliga trajneri i ri i mainzit

Sondazh

Poll

Sport 4 Janar 2021, 14:56

CAS i hap dritën jeshile Partizanit..

ZVICER – Më në fund Partizani fiton të drejtën të zhbllokojë merkaton, pasi Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i ka dhënë të drejtë klubit për mospërfshirje në...