Sport

Gentian Muça, mes futbollit dhe politikës: “Unë në politikë…? Jam i dobishëm edhe tani për komunitetin”

4 Janar 2021, 12:53 Nga DOSJA

TIRANE – Gentian Muça ish-mbrotjësi i Tiranës është një ndër lojtarët e larguar nga drejtuesit dhe ish-trajneri bardheblu, pavarësisht se gjatë sezonit të titullit të 25-të kampion udhëhoqi ekipin në fushë si kapiten. Aktualisht shtatlarti tiranas aktivizohet te Prishtina në Kosovë dhe gjatë këtyre ditëve të festave të funditit gjendet në kryeqytet. “Tani që kam ardhë me pushime, njerëzit më kritikojnë: ‘Ça boni kështu s’po fitoni’, mendojnë akoma se jam me Tiranën,” – thotë Muça.

Largimi i tij ishte një surprizë jo vetëm për tifozët, por edhe për vetë Gentin. “Eshtë diçka që nuk e zgjedhim dot ne, se do jetë fundi, nuk ndodh gjithmonë që fundi të jetë i hidhur. Por ne e zgjidhëm largimin tim nga bardheblutë me marrëveshje, me konsensus. Të them të drejtën për çka arrita me Tiranën dhe mënyrsa se si u largova, nuk kam gjë pishman,” shton Muça, i cili më pas tregon për kalimin e tij te Prishtina.

“Më shumë se sa lëvizja për në Kosovë, ishte ndërrimi i ambientit pas mëse 10 vitesh. Isha mësuar me këtë rutinën, por gjithsesi klubi, shokët e skuadrës, të gjithë më kanë bërë të ndihem shumë mirë. Koha e përshtatjes ka qenë shumë e shkurtër, pavarësisht se ndodhi në mes të sezonit. Në çdo kryeqytet të Europës të kisha shkuar do ndihej mungesa, por në Prishtinë më kanë bërë të ndihem shumë mirë dhe më kanë lehtësuar atë mërzitjen e largimit, sepse mërzitja ishte shumë e madhe, por u desh bërë për arsye profesionale.

Por nëse te klubi bardheblu doli i tepërt, kjo gjë nuk ndodh me Gentian Muçën në kryeqytet, apo lagjen ku ai banon. Në prag të këtyre zgjedhjeve, baza e Partisë Demokratike e lagjes numër 8, ku ai jeton, e propozoi në listë për deputet dhe nga votimet e bëra ai ishte ndër të parët, në mos i pari, me vetëm 6 vota kundër.

“Më vjen mirë që kisha këtë pëlqim, por unë edhe pa qenë i përfshirë në politikë, mundohem të jem i dobishëm për komunitetin, jo vetëm atë sportiv, por edhe shoqëror. Nuk di çfarë të them ende për politikën dhe këtë zgjedhje është diçka që i përket së ardhmes,” – përfundon Gentian Muça në intervistën e tij dhënë për Top Channel.
B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll