Sport

Spaleti “gradohet”, trajner i një kombëtareje në Amerikën Latine…

4 Janar 2021, 14:36 Nga DOSJA
Spaleti “gradohet”, trajner i një kombëtareje në

ITALI – Ish-trajneri, më së fundi i Interit, Luçiano Spaleti, mund të ulet në krye të pankinës së kombëtares së Kilit. Kjo, pasi paraardhësi i tij Reinaldo Rueda, është larguar drejt vendlindjes, duke u rikthyer në krye të stolit të Kolumbisë.

Federata kiliane, sipas asaj që raportohet nga “Alairelibre.cl”, ka vendosur t’i besojë trajnerit të njohur italian Spaleti drejtimin e kombëtares së saj. Por për të realizuar këtë transaksion, është përballuar me dy pengesa, që duhen kapërcyer.

E para është çështja e gjuhës, pasi Luçiano Spaleti nuk flet spanjisht dhe kjo është një problem jo i vogël për të. E dyta është ekonomike, pasi paga e italianit është e lartë dhe nuk mund të përballohet nga një kombëtare si ajo e Kilit.

Problemi i tretë, por më pak i rëndësishmi, është fakti se trajneri 61-vjeçar, i njohur dhe me shumë përvojë ne futbollin italian, nuk ka qenë kurrë në karrierën e tij në krye të një kombëtareje, qoftë edhe si ajo e Kilit që i propozohet.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-trajneri i interit ish-trajneri i romes luciano spaleti ish-trajneri i interit ish-trajneri i romes luciano spaleti

Sondazh

Poll