Sport

Ançeloti: “Premier League është në momente mjaft të vështirë”

4 Janar 2021, 09:40 Nga DOSJA
Ançeloti: “Premier League është në momente mjaft

ITALI – “Eshtë një kohë shumë e vështirë në Premier League dhe në të gjithë Anglinë. Ka pasur një rritje të rasteve me koronavirus dhe futbolli e ka pësuar. Ka pasur gjithashtu episode të neglizhencës nga disa lojtarë gjatë pushimeve.

Rihapja e pjesshme e publikut kishte ndryshuar efektin: në dy ndeshjet e fundit kishim 2.000 njerëz në stadium, por tani stadiumet janë mbyllur përsëri për shkak të rritjes së infeksioneve. Futbolli pa spektatorë është një tjetër gjë “.

Kështu është shprehur Karlo Ançeloti, në mikrofonin e radio “Rai”-it, i cili ka folur edhe për kampionatin italian të Seria A.  “Milani po bën shumë mirë, kjo është e qartë, ndeshja e së mërkurës kundër Juve nuk do të jetë vendimtare, – ka shtuar trajneri i Evertonit.

Efekti “Brexit” në tregun e transferimeve? “Në Angli nuk flitet për të. Unë mendoj se tregu i transferimeve nuk do të ndikohet”. Kthimi i milanezëve? “Sa për Interin, ka pasur ndërhyrje të forta të një investitori, Milani falë Maldinit, ka bërë një punë të shkëlqyeshme të rekrutimit, duke mos patur edhe kapitale të madha për të administruar”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter juventus karlo anceloti milani premier league seria a trajneri i evertonit inter juventus karlo anceloti milani premier league seria a trajneri i evertonit

Sondazh

Poll