Bota

Rrëmbimi i milioneres në Francë, i dyshuari kryesor ish-menaxheri i saj, dalin para Gjykatës dhe 12 persona të tjerë

4 Janar 2021, 11:20 Nga DOSJA
Rrëmbimi i milioneres në Francë, i dyshuari kryesor ish-menaxheri

PARIS– 13 persona do të dalin në gjyq ditën e sotme në Francë, të cilët dyshohen për rrëmbimin e një milionereje, ku midis tyre ndodhen një menaxher restoranti italian, një ish-ushtar britanik dhe një detektiv privat.

Sipas mediave të huaja, Jacqueline Veyrac, pronarja 80-vjeçare e Grand Hotel me pesë yje në Kanë dhe restorantit luksoz në bregdetin La Reserve të Nice, u rrëmbye në rrugë në vitin 2016. Ajo u mbajt e lidhur dhe e mbyllur për dy ditë në automjetin që ishte parkuar në një rrugë të qetë, para se të zbulohej nga një kalimtar dhe të lirohej.

Ndërkohë, i dyshuari kryesor për gjyqin, është Giuseppe Serena, ish-menaxheri i La Reserve, i cili dyshohet se kishte një hatër mbetje me Veyrac, pasi ajo i kishte mbyllur kontratën në 2009. Ai është arrestuar dhe po mbahet në Nisë. Serena akuzohet se ka urdhëruar rrëmbimin e saj me synimin për të marrë një shpërblim, me të cilin ai shpresonte të hapte një restorant të ri. 

Mediat kanë bërë një përshkrim më të detajuar të ngjarjes sesi ka ndodhur rrëmbimi i saj. Në  vitin 2016, dy burra të maskuar e rrëmbyen Veyrac, në kohën kur ajo ishte gati të hynte në makinën e saj dhe e futën atë në një fugon të vjedhur të drejtuar nga një person i tretë. Njëri nga rrëmbyesit e kërcënoi se do ta vriste nëse bënte ndonjë zhurmë, ku dhe e detyruan të pinte një qetësues. Veyrac u përpoq të thërriste ndihmë dhe të përplaste dyert e fugonit, por arriti vetëm që të lëkundej e t’i jepte sinjal një kalimtari, natën e saj të dytë në rrëmbimit.

Deri më tani, Philip Duttton, një ish-ushtar britanik e ka pranuar përfshirjen në rrëmbim. Dutton, i cili gjithashtu akuzohet për komplotin e rrëmbimit të vitit 2013, kërkoi një shpërblim prej 5 milion eurosh (6 milion dollarë) për  Veyrac, nga të cilat ai synonte të mbante 10 përqind, me 50 përqind të destinuara për shefin Serena dhe pjesën tjetër për bashkëpunëtorët e tjerë, siç kanë deklaruar hetuesit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota france jacqueline veyrac rrembimi i jacqueline veyrac france jacqueline veyrac rrembimi i jacqueline veyrac

Sondazh

Poll