Bota

Pasojat e tërmetit 6.3 Rihter në Kroaci/ Kryetari i komunës së Petrinjës: Sot askush nuk është normal

4 Janar 2021, 10:04 Nga DOSJA
Pasojat e tërmetit 6.3 Rihter në Kroaci/ Kryetari i komunës

KROACI-Kryetari i komunës së Petrinjës, Darinko Dumbovic, vendi i cili u godit me shumë nga tërmeti në Kroaci ka deklaruar se problemi tani është strehimi i qytetarëve. Gjithashtu, sipas tij asgjë në vend nuk është më normale.

“Kjo ishte një goditje shumë e vështirë. Lëkundje të tjera janë regjistruar pas tërmetit shkatërrues. Njerëzit janë të traumatizuar, shqetësimi është i lartë dhe durimi është në limitet e secilit prej nesh. Sot në Petrinja, askush nuk është më normal”, tha Darinko Dumbovic.

Ndërkohë, që  ka shtuar se ndihmat ishin të menjëhershme, por duhet të bëhej një shpërndarje dhe një mirë menaxhim i tyre që të mos krijohej kaos edhe pse në kushtet e tilla menaxhimi do të ishte i vështirë.

Bëhet e ditur, po ashtu se tërmet shkatërrues kanë vijuar lëkundjet, ndërsa mëngjesin e sotëm në Petrinja u regjistrua një tjetër tërmet. Instituti Sizmologjik raportoi se tërmeti ishte 4,2 i shkallës Rihter. Ndërsa natën e kaluar Shërbimi Sizmologjik raportoi 46 tërmet të cilat u regjistruan në Petrinja.

Sakaq, gjatë tërmetit që ka ndodhur disa ditë më parë,  shtatë persona humbën jetën mes tyre dhe një vajzë 12-vjeçare në Petrinja, një djalë 20-vjeçar, një i moshuar dhe një babë e bir.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota darinko dumbović kroaci termeti ne kroaci darinko dumbović kroaci termeti ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 08:32

Viti i rikuperimit të dëmeve të pandemisë

Rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Kosovës për vitin 2021, thotë Arian Zek...