Bota

Aktivistja për ndryshimin e klimës, Greta Thunberg mbush 18-vjeçe

4 Janar 2021, 10:32 Nga DOSJA
Aktivistja për ndryshimin e klimës, Greta Thunberg mbush

SUEDI– Aktivistja ambientaliste Greta Thunberg ka mbushur 18 vjeç ditën e djeshme. 

Adoleshentja e cila nisi një fushatë globale që në moshën 15-vjeçare për ndryshimin e klimës, falenderoi personat që e uruan për ditëlindje, në një postim në ‘Facebook’.

Faleminderit shumë për të gjitha urimet në ditëlindjen time të 18. Sonte do më gjeni poshtë në një lokal, duke zbuluar të gjitha sekretet e errëta prapa konspiracionit të grevës për klimën dhe administratorët e mi të këqij që nuk mund të më kontrollojnë! Unë jam e lirë më në fund!“, shkroi Greta në një postim në ‘Facebook’.

Thunberg filloi një fushatë për ndryshimin e klimës që u shndërrua nga një grevë në një lëvizje mbarëbotërore, duke tërhequr pas vetes miliona fëmijë por edhe të rritur.

Ajo kritikoi udhëheqësit botërorë mbi ndryshimin e klimës në një fjalim në Kombet e Bashkuara në 2019, si dhe është përplasur me Presidentin e SHBA Donald Trump. 

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota greta thunberg mbush 18 vjece greta thunberg mbush 18 vjece

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 08:32

Viti i rikuperimit të dëmeve të pandemisë

Rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Kosovës për vitin 2021, thotë Arian Zek...