Bota

FOTO/ Zjarre masive përfshijnë Australinë, rrezikohen njerëzit dhe shtëpitë

4 Janar 2021, 09:38 Nga DOSJA
FOTO/ Zjarre masive përfshijnë Australinë, rrezikohen

AUSTRALI-Dy zjarri kanë ndodhur ditën e djeshme në zonën Perth të Australisë, ku banorëve iu është kërkuar të largoheshin nga banesa për shkak të tymrave toksike.

Departamenti i Zjarrit dhe Shërbimeve të Urgjencës paralajmëroi se dy zjarret ishin jashtë kontrollit dhe kërcënonin shtëpitë. Njëri prej zjarreve, ishte përhapur në një kosh mbeturinash, duke shkaktuar tym të rrezikshëm.

Banorët në disa periferi në jug të Perth u paralajmëruan të qëndronin vigjilentë ndërkohë që 150 zjarrfikës luftonin me një zjarr që ka rrafshuar më shumë se 230 hektarë tokë. Rreth 60 njerëz u zhvendosën për t’u siguruar në një qendër evakuimi të ngritur në zonë.

Ndërkohë, kushdo që ishte vetë-izoluar për shkak të Covid-19 iu tha që të largohej dhe të strehohej me familjen ose miqtë larg zonës. Në rast se nuk mund të ktheheshin në vendndodhjen e tyre në karantinë brenda një ore, atyre iu kërkua që të kërkonin ndihmën e policisë. Sakaq, ende nuk dihet se çfarë e ka shkuar  zjarrin.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota australi zjarr ne australi zjarr ne perth australi zjarr ne australi zjarr ne perth

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 08:32

Viti i rikuperimit të dëmeve të pandemisë

Rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Kosovës për vitin 2021, thotë Arian Zek...