Bota

Donald Trump nuk tërhiqet, bën thirrje për pjesëmarrje në protestë më 6 janar: Ejani atje!

4 Janar 2021, 11:08 Nga DOSJA
Donald Trump nuk tërhiqet, bën thirrje për pjesëmarrje

SHBA-Presidenti amerikan Donald Trump nuk tërhiqet. Në një intervistë për mediat, ai iu ka premtuar mbështetësve të tij se do të ketë një protestë të “egër” në Uashington më 6 janar, në ditën kur kongresi amerikan ka planifikuar të mblidhet për të finalizuar zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit 2020.

“Statistikisht është e pamundur të kemi humbur zgjedhjet e 2020. Do të ketë një protestë të madhe më 6 janar. Ejani atje. Do të jetë një protestë e egër”, -ka bërë thirrje Trump në ‘Twitter’ që në muajin dhjetor, një thirrje që e ka përsëritur herë pas here, teksa pretendon se zgjedhjet e 2020 u manipuluan dhe se fitues nuk është kandidati demokrat, Joe Biden.

Kjo është hera e parë që një president amerikan bën thirrje për mbajtjen e protestave në kundërshtim të rezultatit të zgjedhjeve. Mbledhja e kongresit më 6 janar konsiderohet si një formalitet, ku thjesht senatorët do aprovojnë rezultatin e nxjerrë nga votimet.

Biden fitoi zgjedhjet me 306 vota elektorale, ndërsa Trump mori 232 vota të tilla, një rezultat i konfirmuar nga Kolegji Zgjedhor më 14 dhjetor. Disa republikanë pro-Trumpit janë shprehur se kanë në plan të prishin procesin zyrtar më 6 janar. Ndërkohë, që dy javë më vonë më 20 janar pritet inaugurimi i Biden si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump joe biden donald trump joe biden

Sondazh

Poll