Julian Assange nuk do të ekstradohet në Amerikë! Gjyqtarja vendos pro tij, e fejuara nuk i mban dot lotët në sallë
4 Janar 2021, 11:06Nga DOSJA
BRITANI E MADHE- Julian Assange nuk do të ekstradohet në Amerikë! Gjyqtarja Vanessa Baraitser tha para mediave se themeluesi i Wikileaks për shkak të rrezikut që i kanoset për jetën nuk mund të dërgohet në një burg në SHBA.Ajo shtoi se Assange kishte shfaqur shenja se mund të vetëvritej, dhe se nuk kishte siguri që në burgjet amerikane diçka e tillë do të parandalohej.
“SHBA-të nuk do ta parandalojnë Z. Assange të gjejë një mënyrë për të kryer vetëvrasje dhe për këtë arsye unë kam vendosur që ekstradimi të mos ndodhë,”-tha ajo para mediave. Ndërsa avokatët që veprojnë në emër të qeverisë amerikane kanë thënë tashmë se do të apelojnë vendimin.
Në momentin kur të gjithë u ngritën në këmbë për të dëgjuar vendimin, Julian Assange vetëm fshiu ballin nga djersët kur u vendos në favor të tij. Ndërsa e fejuara e tij, Stella Moris, me të cilën ka dy djem të vegjël, qau. Teksa gjyqi zhvillohej, jashtë Gjykatës ishin mbledhur mbështetës të tij që brohorisnin: “Lironi Julian Assange!”.
49-vjeç Assange, nëse transferohet në SHBA, do të përballet me 175 vite burg pasi mbi të rëndojnë 17 akuza spiunazhi.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI-Qeveria në Greqi ka zbuluar sot kabinetin e ri. Ajo që vihet re në kabinetin e ri është dhe emërimi i Nikolas Giatromanolakis në Ministrinë e Kulturës, du...
LONDËR – Kryeministri britanik Boris Johnson nuk i fiton zgjedhjet e ardhshme, sipas një sondazhi të publikuar nga Reuters.Ky është sondazhi i parë i...
KROACI-Kryetari i komunës së Petrinjës, Darinko Dumbovic, vendi i cili u godit me shumë nga tërmeti në Kroaci ka deklaruar se problemi tani është strehimi i qyt...
AUSTRALI-Dy zjarri kanë ndodhur ditën e djeshme në zonën Perth të Australisë, ku banorëve iu është kërkuar të largoheshin nga banesa për shkak të tymrave toksik...
KROACI– Petrinja e Kroacisë u godit sërish mëngjesin e sotëm nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.Tërmeti u regjistrua në orën 07:49 dhe ng...
Erë e ftohtë fryn në rrugët e Beogradit. Qytetarët e kryeqytetit serb përgatiten për festimin e Krishtlindjeve ortodokse më 7 janar. Megjithë pandeminë e Coronë...
SHBA- Themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka bërë një tjetër parashikim për pandeminë e Covid-19. Ndonëse, miliarderi është pro vaksinimit dhe pretendon se vaksi...
BRITANIA E MADHE-Nis vaksinimi me AstraZenceca në Britaninë e Madhe. Brian Pinker, një menaxher në pension është personi i parë që është vaksinuar. Sipas DailyM...