Bota

Sondazhi: Boris Johnson zbret nga ‘froni’ i Mbretësisë së Bashkuar në zgjedhjet e ardhshme

4 Janar 2021, 10:54 Nga DOSJA
Sondazhi: Boris Johnson zbret nga ‘froni’ i Mbretësisë

LONDËR – Kryeministri britanik Boris Johnson nuk i fiton zgjedhjet e ardhshme, sipas një sondazhi të publikuar nga Reuters.

Ky është sondazhi i parë i hollësishëm i perceptimit të publikut për zgjedhjet e ardhme, pas përfundimeve të BREXIT. 

Sipas të dhënave të mbledhura nga pyetja e 22 000 njerëzve, konservatorët aktualisht në pushtet do të humbasin 81 vende në Parlament, duke mbetur me 284 vende ndërkohë që laburistët mendohet se mund të arrijnë në 282 vende.

Partia Nacionaliste Skoceze parashikohet të marrë 57 vnga 59 vende në Skoci, duke u shndërruar në faktorin përcaktues për krjimin e qeverisë. Po kështu Johnsosn rrezikon mandatin e vet në Uxbridge, në perëndim të Londrës.

Këto rezultate, nëse do të konfirmohen, do të sinjalizonin probleme me kohezionin e Mbretërisë, edhe kështu tronditur nga pandemia që ka marrë jetët e 74 mijë njerëzve.

Johnson mori një fitore të jashtëzakonshme vitin e kaluar që e lejoi atë të merrte Britaninë nga orbita e Bashkimit Evropian në prag të Vitit të Ri pas gati gjysmë shekulli lidhje të ngushta.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson humb zgjedhjet sondazhi nga reuters boris johnson humb zgjedhjet sondazhi nga reuters

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 08:32

Viti i rikuperimit të dëmeve të pandemisë

Rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Kosovës për vitin 2021, thotë Arian Zek...