Bota

Tjetër tërmet i fortë në Kroaci/ Goditet sërish Petrinja, qytetarët dalin në rrugë nga frika

4 Janar 2021, 09:27 Nga DOSJA
Tjetër tërmet i fortë në Kroaci/ Goditet sërish

KROACI– Petrinja e Kroacisë u godit sërish mëngjesin e sotëm nga një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter.

Tërmeti u regjistrua në orën 07:49 dhe nga informacionet paraprake nuk është raportuar për të lënduar, por lëkundjet e tokës kanë shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët kanë dalë në rrugë.

“Zgjati rreth dhjetë sekonda. Ka qenë më i fuqishmi që kam ndjerë ndonjëherë,”- ka thënë një dëshmitar për Reutersin, duke shtuar se ky tërmet erdhi pas disa lëkundjeve më të lehta.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë për të shtuar numrin e infektimeve të koronavirusit. 

Që nga 28 dhjetori, Petrinja është goditur nga mbi 400 paslëkundje pas tronditjes që shkaktoi tragjedinë me 7 viktima dhe dhjetra të plagosur. Lëkundja e pak ditëve më parë me magnitudë 6.4 gradë të shkallës Rihter u ndje dhe në shtetet fqinje si, Sllovenia, Bosnja, Serbia.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni termet ne kroaci termet ne kroaci

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 08:32

Viti i rikuperimit të dëmeve të pandemisë

Rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Kosovës për vitin 2021, thotë Arian Zek...