Bota

Nis vaksinimi me AstraZeneca në Britaninë e Madhe, një i moshuar në Oksford i pari që merr dozën e vaksinës

4 Janar 2021, 08:58 Nga DOSJA
Nis vaksinimi me AstraZeneca në Britaninë e Madhe, një i moshuar

BRITANIA E MADHE-Nis vaksinimi me AstraZenceca në Britaninë e Madhe. Brian Pinker, një menaxher në pension është personi i parë që është vaksinuar. Sipas DailyMail, ai mori dozën e parë të vaksinës mëngjesin e sotëm në Spitalin Churchill të Universitetit të Oxfordit NHS Foundation Trust’s Trust.

Pinker, ka treguar se është lindur dhe rritur në Oskford dhe është shumë krenar që vaksinimi fillimisht ka nisur në vendin e tij.

Jam i kënaqur dhe me të vërtetë krenar që vaksina u aplikua fillimisht në qytetin tim,”-ka thënë ai.

Qeveria në Britaninë e Madhe ka lajmëruar ditën e sotme se gjysmë milionë doza të Oxford AstraZeneca do të vihen në dispozicion për njerëzit në nevojë këtë javë. Shefat në AstraZeneca kanë deklaruar më parë se deri në 2 milion doza në javë mund të jenë gati deri në mes të janarit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota brian pinker britania e madhe brian pinker britania e madhe

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 08:32

Viti i rikuperimit të dëmeve të pandemisë

Rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Kosovës për vitin 2021, thotë Arian Zek...