Bota

Bill Gates bën parashikimin e radhës për pandeminë: Mund të jetë edhe më e keqe

4 Janar 2021, 09:13 Nga DOSJA
Bill Gates bën parashikimin e radhës për pandeminë: Mund

SHBA- Themeluesi i Microsoft, Bill Gates ka bërë një tjetër parashikim për pandeminë e Covid-19. Ndonëse, miliarderi është pro vaksinimit dhe pretendon se vaksina është, i vetmi shpëtim për njerëzimin, ai ka thënë se pavarësisht vaksinimit në të gjithë planetin, njerëzit ende janë të rrezikuar nga virusi. 

“Modelet kompjuterike parashikojnë që pandemia mund të jetë edhe më e keqe në periudhën e ardhshme. Gjithashtu, duhet të mësojmë më shumë rreth llojit të ri të virusit që është shfaqur dhe që duket se po përhapet më shpejtësi,”-ka thënë Gates.

Paralelisht me pretendimet e tij, shkencëtarët në disa shtete amerikane deklaruan shfaqjen e një lloji të ri të virusit, i quajtur Britanik dhe një në Republikën e Afrikës së Jugut, por ende nuk dihen shumë informacione për ta.

Të gjithë prodhuesit e vaksinave kundër virusit Covid-19 kanë deklaruar se vaksinat e tyre  funksionojnë kundër llojit të ri, të mutuar të koronavirusit. Sidoqoftë, askush prej tyre nuk e ka dokumentoi atë, por kanë deklaruar se do të punojnë për të zbuluar detaje.

(k.a/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill gates bill gates

Sondazh

Poll

Bota 4 Janar 2021, 08:32

Viti i rikuperimit të dëmeve të pandemisë

Rimëkëmbja ekonomike dhe krijimi i vendeve të reja të punës duhet të jenë ndër prioritetet kryesore të Qeverisë së re të Kosovës për vitin 2021, thotë Arian Zek...