Aktualitet

Mbanin hapur bizneset pas ‘orës policore’, gjobiten me nga 1 mln lekë 2 pronarët

4 Janar 2021, 10:49 Nga DOSJA
Mbanin hapur bizneset pas ‘orës policore’, gjobiten me nga 1

DURRËS– Dy biznese në Durrës janë gjobitur me nga 1 milionë lekë pasi kanë shkelur masat anti-COVID19, duke mbajtur hapur aktivitetin e tyre edhe pas ‘rënies’ së orës policore. Policia e Durrësit bën me dije se subjektet e konstatuar në lagjet 16 dhe 10 të qytetin bregdetar.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohen me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, 2 subjekte, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Policisë Durrës, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative me nga 1.000.000 lekë, shtetasin F. N., pronar i një subjekti në lagjen nr.16, Durrës dhe shtetasin A. T., pronar i një subjekti në lagjen nr.10, Durrës, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët dhe administratorët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo pronar subjekti që nuk i respekton këto masa kufizuese duke u kthyer burim rreziku për qytetarët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durresit policia e durresit durresit policia e durresit

Sondazh

Poll