Aktualitet

Vendosi tritol në kolonat e një objekti në ndërtim/ ‘Arrest me burg’ për Erald Pajtanin, hesht para Gjykatës,

4 Janar 2021, 10:20 Nga DOSJA
Vendosi tritol në kolonat e një objekti në ndërtim/

LEZHË– Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 21-vjeçarin Erald Pajtani, i arrestuar si i dyshuari kryesor për vendosjen e lënde plasëse në kolonat e një objekti në ndërtim, në zonën e njohur si “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Para togave të zeza, i riu nga Larushku i Krujës ka vendosur që të heshtë dhe nuk i ka komnetuar akuzat e ngritura ndaj tij. 

Erald Pajtani u arrestua me 31 dhjetor nga Policia pasi dyshohet si i  dyshuar për vendosjen e lëndës plasëse në kolonat e objektit në ndërtim, në pronësi të biznesmenit Liman Gjoka. Lënda plasëse u vendos për të disatën herë më 19 nëntor por fatmirësisht solli vetëm dëme materiale. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erald pajtani gjykata e lezhës kruje liman gjoka erald pajtani gjykata e lezhës kruje liman gjoka

Sondazh

Poll