Aktualitet

Konflikti në Vlorë/ Policia sqaron ngjarjen, 39-vjeçari e kërcënoi të riun me fjalë, armën e kishte me leje

4 Janar 2021, 10:32 Nga DOSJA
Konflikti në Vlorë/ Policia sqaron ngjarjen, 39-vjeçari e

VLORË–  Ditën e djeshme u raportuan të shtëna me armë në qytetin e Vlorës. Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për ngjarjen që alarmoi qytetarët. Në njoftim thuhet se kanë qënë dy persona të përfshirë në një konflikt e për pasojë sherri devijoi deri në përdorimin e armëve.

Sipas policisë, fillimisht u raportua se shtetasi me iniciale F.Z, 39-vjeç kanosi me armë zjarri një person, por më pas rezultoi se e kishte kanosur me fjalë. Ndër të tjera policia bën të ditur se arma që personi kishte në posedim ishte me leje.

Njoftimi i policisë

Mbrëmjen e djeshme, në sallën operative të DVP Vlorë, është njoftuar se në fshatin Llaktundë, Vlorë,  një shtetas po kërcënonte me armë gjahu një shtetas tjetër.Menjëherë në adresën e dhënë kanë shkuar forca të shumta të Policisë, nga verifikimet e bëra dhe nga deklarimi i personit që kishte njoftuar Policinë, rezultoi se shtetasi  F. Z., 39 vjeç, banues  në lagjen  “Uji i Ftohte”, Vlorë, pas një konflikti verbal, nuk e ka kanosur me armë gjahu por me fjalë, shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në fshatin Llaktundë, Vlorë. Armën e gjahut që posedonte shtetasi F. Z, e kishte me leje nga organet përkatëse.Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, shtetasi F. Z, është proceduar në gjëndje të lirë për veprën penale ”Kanosja”.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores te shtena me arme ne vlore policia e vlores te shtena me arme ne vlore

Sondazh

Poll