Aktualitet

12 miljet në detin Jon/ Mediat greke: Ekipit negociator i duhet firma e Metës, i vështirëson jetën Ramës

4 Janar 2021, 10:48 Nga DOSJA
12 miljet në detin Jon/ Mediat greke: Ekipit negociator i duhet firma e

GREQI– Media greke ‘To Vima’ raporton se 12 miljet në detin Jon nuk do të ndikojnë në përcaktimin e ardhshëm të zonave detare.

Në shkrim thuhet se ekipit negociator i duhet firma e Metës e se kjo i vështirëson jetën Ramës. Ndër të tjera shkruhet se përcaktimi i kufinjve të zonave detare do të bëhet nga tribunali i Hagës. ‘Me Hagën Rama përpiqet të shpëtojë nga presioni i Athinës. Rama do të shmangë presionin për të zgjidhur mosmarrëveshjet.’

“Për të ngritur ekipin negociator, Ramës do ti duhet firma e presidentit Meta dhe kjo e vështirëson punën. Me Hagën Rama pritet që ti shpëtojë presionit të Athinës për një marrëveshje”, shkruajnë mediat greke, ndërkohë që shtojnë se kjo çështje pritet të marrë rrugë vetëm pas zgjedhjeve që do të mbahen në Shqipëri në muajin Prill.

‘Tho Vima’ shkruan ndër të tjera se zgjerimi i zonës bregdetare në Detin Jon cilësohet si një hap i rëndësishëm për përcaktimin e kufijve detare mes Greqisë dhe Shqipërisë, vetëm disa muaj pasi Athina ka nënshkruar marrëveshjet përkatëse me Romën dhe Kajron.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mediat turke per 12 miljet e greqise ne detin jon mediat turke per 12 miljet e greqise ne detin jon

Sondazh

Poll