Aktualitet

DOKUMENTI/ Keni kohë! Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve. DPSHTR: Pa stres!

4 Janar 2021, 09:54 Nga DOSJA

TIRANË– Shtyhet me 3 muaj vlefshmëria e kolaudimit të automjeteve. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka sqaruar se çdo certifikatë aktuale ka fituar edhe 3 muaj vlefshmëri nga periudha që ishte planifikuar që të kryej kolaudimi. 

Shtyrja e afatit me 3 muaj është për të gjithë ata që kanë një certifikatë kolaudimi të bërë në vitin 2020, u vendos si masë lehtësuese për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit. 

“Së pari, me këtë VKM çdo certifikate aktuale fiton edhe 3 muaj vlefshmëri. Kjo bëhet për dy arsye, 1. U kthejme përdoruesve të mjeteve këtë kohë meqënëse gjatë 2020-es pati bllokime qarkullimi, 2. i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në kodin rrugor që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në parlament këto javë të janarit,“-u shpreh kreu i DPSHTRR, Blendi Gonxhe në një deklaratë për mediat.

Vendimi i firmosur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama u mor gjatë 2020-ës. Kjo pasi për shkak  të pandemisë së koronavirusit pati pezullim të punës nga institucionet, duke shkaktuar edhe tejkalimin e afateve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Me VKM nr. 36, dt. 23.12.2020, zgjatet me 3 muaj vlefshmëria e certifikatave të kontrollit teknik (kolaudimi) për të gjitha mjetet rrugore që posedojnë një të tillë! Pra çdo mjet që ka kryer kolaudimin deri në 31.12.2020 përfiton këtë shtesë afati! (Lexoni afatin e skadencës te certifikata që posedoni, shtojini +3 muaj! Pa stres!)

Ndryshimet e domosdoshme ligjore në Kodin Rrugor, pasi janë miratuar në dhjetor në Qeveri, do shqyrtohen nga Parlamenti dhe më pas do të vijohet me informimin e çdo zotëruesi mjeti rrugor!

Mjetet rrugore (të reja ose me km) që targohen nga e para, nga data 5.1.2021, do pajisen me autorizim të posaçëm deri në rihapjen e shërbimit të kontrollit teknik! (Janë informuar të gjitha organet e kontrollit rrugor dhe entet e interesuara!)

Taksat vjetore të mjeteve duhet të paguhen rregullisht në afatet ekzistuese, pranë drejtorive rajonale e nënzyrave të DPSHTRR ose përmes e-Albania online!

DPSHTRR – MIE po punojnë për kompletimin e të gjitha përgatitjeve, akteve, përditësimeve informatike e teknike, ndërhyrjeve në infrastrukturat fizike e virtuale për të përmbyllur tranzicionin e kthimit të shërbimit të kontrollit teknik të mjeteve rrugore nga koncesionari tek shteti dhe për rihapjen sa më parë të shërbimit për qytetarët! Kjo fazë kërkon kohën e vet në mënyrë që të zbatohet me përpikmëri ana ligjore, duke garantuar interesin publik, sigurinë dhe cilësinë e vijimit të shërbimit pas rihapjes!

Platforma e re e rezervimit të orarit/datës së kontrollit teknik (kolaudimi) do bëhet aktive sapo të përcaktohet data e rihapjes së këtij shërbimi nga DPSHTRR! Detajet mbi modulet e reja online, adresat dhe funksionalitetet e reja si edhe të gjitha udhëzimet do të publikohen online! (Moduli i vjetër i SGS është çaktivizuar!)

Tarifat nuk ndryshojnë, cilësia PO! Si DPSHTRR, ashtu siç kemi punuar për transformimin e shërbimeve të transportit rrugor, do të revolucionarizojmë edhe kontrollin teknik (kolaudimin)! Të gjithë të interesuarit për info e sqarime të tjera të na shkruajnë tek: www.dpshtrr.gov.al +355688015833

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dprrtsh shtyhet kolaudimi dprrtsh shtyhet kolaudimi

Sondazh

Poll