Aktualitet

Fluks emigrantësh në portin e Durrësit, për 3 ditë në hyrje-dalje janë regjistruar 3689 qytetarë

4 Janar 2021, 10:27 Nga DOSJA
Fluks emigrantësh në portin e Durrësit, për 3 ditë

DURRËS– Porti i Durrësit është përballur me fluks qytetarësh gjatë ditëve të festave, duke shënuar mijëra hyrje dhe dalje të emigrantëve shqiptarë. Nga 31 dhjetori 2020 deri në 2 janar 2021 kanë hyrë dhe dalë në total 3689 pasagjerë dhe 1310 mjete.

Ditën e fundit të vitit 2020, porti i Durrësit ka funksionuar vetëm në hyrje, ndërsa më 1 janar 2021, ka funksionuar vetëm në dalje. Ndërsa më datë 2 janar 2021, lundrimet kanë vijuar normalisht, por bie në sy që numri më i madh ka qënë i emigrantëve që kthehen në Itali pas festave. 

LAJMI KRYESOR: Pandemia ‘zbraz’ pikat kufitare, ‘harrohen’ radhët kilometrike në kufi/ Në Muriqan dalin 1568 qytetarë në 3 ditë, në Kakavijë vetëm 200 persona për 24 orë. Fluk në portin e Durrësit

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet porti i durresit porti i durresit

Sondazh

Poll