Aktualitet

U arrestua me 2 janar pasi lëvizte me armë në Tiranë/ Zbardhet tentativa e parë e arratisë e Rigers Lalës, çfarë bëri

4 Janar 2021, 10:06 Nga DOSJA
U arrestua me 2 janar pasi lëvizte me armë në Tiranë/

TIRANË-Arratisja e Rigers Lalës që ndodhi ditën e sotme në komisariatin numër 1 në kryeqytet nuk është e para për të! Dy ditë më parë ai u vu në pranga nga policia pasi lëvizte në Tiranë me armë. Ishin qytetarët ata që njoftuan policinë për të riun i cili për to përbënte rrezik.

Forcat e policisë bënë të mundur lokalizimin e të riut mirëpo ky i fundit në momentin që ka vënë re se efektivët po i afroheshin ka lënë armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të arratisej. Policia ka dhënë dhe njoftimin zyrtar për ngjarjen që ndodhi dy ditë më parë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës, 2 janar 2020

Qarkullonte me armë zjarri me vete, por falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia lokalizon dhe vë në pranga 30-vjeçarin.Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia, është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Ali Demit.

Menjeherë u organizuan shërbimet e Policisë për lokalizimin dhe kapjen e personit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm , shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shigjetat”, bënë të mundur që në lagjen “Ali Demi” të lokalizonin personin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.L., 30 vjeç, dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Rigers Lala u arratis ditën e sotme nga komisariati i policisë në Tiranë. Në momentin që të riut do i merreshin gjurmët e gishtërinjve ai përfitoi nga momenti dhe iu largua efektivëve. Këta të fundit janë në hetim nga SHÇBA.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset rigers lala arratiset rigers lala

Sondazh

Poll