Aktualitet

“O shef po jemi hallexhinj, s’jemi as në kurbet, as..”, polici ndalon dy të rinjtë pa maska dhe u vendos gjobë: Po ec

4 Janar 2021, 10:42 Nga DOSJA
“O shef po jemi hallexhinj, s’jemi as në kurbet, as..”,

TIRANË– Një video amatore është arrestuar nga dy qytetarë që janë gjobitur për mosmbajtjen e maskës anti-COVID19. Dy efektivë policie, pa dalë nga mjeti i tyre, kanë ndaluar qytetarët në rrugë dhe kanë nisur që të shkruajnë fletën e gjobës.

Ndërkohë gjatë gjithë kohës hasin kundërshtimin e qytetarëve që mundohen t’u sqarojnë se jetojnë bashkë në një shtëpi dhe për këtë arsye nuk mbanin maskën. Gjatë gjithë videos ata i kërkojnë policit që të mos i gjobisë pasi kanë kushte të vështira ekonomike. 

PJESË NGA BISEDA: 

I riu: O shef po hallexhinj jemi ne, se nuk jemi as në kurbet, asnjë gjë…

Polici: Ti nuk je kryefamiljar…

I riu: Për çfarë arsye sepse ne jemi në një shtëpi. Pse ma vë gjobën? Rri në shtëpi me të

Polici: Si ta ka emrin plaku?

I riu: Gjobën për ç’a arsye do e paguaj?!

Polici: S’po të thotë kush me e pagujt more

I riu: Po ti prandaj po e vë me e pagujt

Polici: Po ec ore se s’ka pagujt kush gjobë, po shkruaj. Shkruaj si të duash. Shkruaj e kisha në xhep.

Në vendin tonë, bazuar në aktin normativ gjoba e parë për mosmbajtjen e maskës në ambientet e hapura është 3 mijë lekë të reja.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjoba per masken tirane gjoba per masken tirane

Sondazh

Poll