Aktualitet

‘Të shërohemi njëherë pastaj do ta bëj sërish’/ U bllokua në det të hapur duke bërë sërf, flet njëri pre

4 Janar 2021, 10:36 Nga DOSJA
‘Të shërohemi njëherë pastaj do ta bëj

SEMAN-Një ditë më parë dy vëllezër u bllokuan në det të hapur teksa po bënin serf në bregdetin e Semanit. Dy vëllezërit u shpëtuan pas disa orësh nga forcat e policisë.

Një nga vëllezërit Salihaj ka rrëfyer për mediat atë çfarë ndodhi. Spartak Salihaj ka rrëfyer se dalja në drejtim të tokës u bë e vështirë pasi era ishte në drejtim të kundërt, ndaj u gjetën të bllokuar.

Salihaj u shpreh se pavarësisht ngjarjes së djeshme, sërish do të bëjë të njëjtën gjë në të ardhmen.

“Të shërohemi njëherë pastaj do ta bëj sërish . Pasioni është i vështirë për tu lënë“, shprehet ai.

Rrëfimi i Spartak Salihaj:

“Një natë më parë ne kishim dalë për të bërë sërf dhe ndodhi që vëllait tim ju këput një fije nga të balonës dhe e mori deti por vet doli. Pastaj vajta unë për të marrë balonën ndërkohë era favirizonte për tu larguar nga deti, nuk të aftonte. Kur po shkoja për të marrë balonën humbas edhe bordin rrugës.

Braktis bordin dhe shkoj për rë kapur balonën. Kur e kap fillon për tu kthyer . 1500 metra ne thellësi të detit. Kur po kthehesha në breg ndalon era dhe më bie edhe balona që kisha. U bën dy balona u bën shumë fije u ngjatërruan nëpër duar nëpër qafë edhe u detyrova njërën nga balonat e braktisa dhe tjetrën e përdora si gomardare që i hipa sipër dhe cepin e saj e ngre dhe e përdor për rë nxherrë bë breg. Por duke qënë se era ishte nga jugu në drejtim të detit jo në drejtim të tokës dhe dalja ishte shumë e vështirë.

3 orë e gjysëm luftë duke pritur që të vinte ndonjë varkë të paktën ndonjë peshkatar. Nuk kisha se si të kërkoja ndihmë se nuk kisha asnjë lloj mjeti.Në eufori dhe sipër kam bërë thirrjet e mia me ato mundësi që kisha . Në breg të detit ishte vëllai që e përjetoi më keq dhe miqtë e mi që e panë që u futa në det.Edhe herë tjetër ka ndodhur por jo në përmasa të tilla.Dola vet nga deti .Të shërohemi njëherë pastaj do ta bëj sërish . Pasioni është i vështirë për tu lënë“.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohen dy serfiste ne seman spartak salihaj bllokohen dy serfiste ne seman spartak salihaj

Sondazh

Poll