Aktualitet

U arratis nga komisariati pak minuta para shoqërimit drejt Gjykatës, jepet masa e sigurisë në mungesë për Rigers Lalën

4 Janar 2021, 09:53 Nga DOSJA
U arratis nga komisariati pak minuta para shoqërimit drejt Gjykatës,

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë në mungesë për 30-vjeçarin Rigers Lalën alias Rilian Lala, i cili u arratisur mëngjesin e sotëm nga Komisariati Nr. 1 i Policisë së Tiranës.

Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” për 30-vjeçarin, për akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë, sa i përket akuzës për arratisje nga komisariati, gjykata pritet ta shqyrtojë në një moment të dytë, pasi dosja nuk ka mbërritur ende.

Rigers Lala u arratis ditën e sotme nga komisariati i policisë në Tiranë. Në momentin që të riut do i merreshin gjurmët e gishtërinjve ai përfitoi nga momenti dhe iu largua efektivëve. Këta të fundit janë në hetim nga SHÇBA.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arratiset rigers lala rigers lala rilian lala arratiset rigers lala rigers lala rilian lala

Sondazh

Poll