Aktualitet

Momenti tragjik! Dalin pamjet nga video e aksidentit në Elbasan, makina kabriole përplaset kokë më kokë me minibusin, humbi

4 Janar 2021, 09:31 Nga DOSJA
Momenti tragjik! Dalin pamjet nga video e aksidentit në Elbasan, makina

ELBASAN– Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e frikshëm të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku një person humbi jetën dhe 6 të tjerë mbetën të plagosur.

Përplasja mes dy mjeteve që ecinin në krahe të kundërta të rrugës rezultoi fatale për 35-vjeçarin Klevis Deda i cili ishte pasagjer në mjetin tip volsvagen. Dosja.al ka siguruar videon e aksidentit.

Shkak i aksidentit dyshohet që të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilin udhëtonte mjeti tip ‘Volsvagen’, i cili ka hyrë në korsinë e minibusit, që po kthehej nga Korça, dhe është shkatërruar plotësisht.

Drejtuesja e mjetit Volsvagen ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital, ndërkohë që lëndime më të lehta kanë marrë 5 persona që ndodheshin në mjetin minibus, që po kthehej nga Korça drejt Tiranës. Policia ka lëshuar urdhër arrestin për 29-vjeçaren që ishte drejtuesja e mjetit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne elbasan klevis deda aksidenti ne elbasan klevis deda

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Janar 2021, 07:12

Titujt e portaleve, 4 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi shtetrrethimin në vend, njoftimin që ...