Aktualitet

Vrasja makabre e çiftit Pasho në Itali, zbardhen përgjimet tronditëse të Elonës me të vëllain, 36-vjeçarja: I vrau Taul

4 Janar 2021, 09:24 Nga DOSJA
Vrasja makabre e çiftit Pasho në Itali, zbardhen përgjimet

ITALI–E arrestuara si autore e krimit të rëndë të masakrimit dhe vrasjes së çiftit Pasho, Elona Kalesha e cila ka qenë e dashura e djalit të tyre, ka fajësuar këtë të fundit  për ngjarjen. Nga përgjimet e bisedave telefonike të Elona Kaleshës nga grupi hetimor, është zbuluar një bisedë me të dashurën e vëllait të saj që quhet Gaia.

Por dëgjo, kaq shumë po më shkruajnë saqë dihej se ishte ai … ishte djali që i vrau, ishte Taulanti”, ka thënë Kalesha gjatë një bisede me të dashurën e vëllait të saj,

Mes të tjerash, në bisedën telefonike të zbardhur nga grupi hetimor, 36-vjeçarja Kalesha i thotë të dashurës së vëllait të saj se Taulanti ka qenë i dhunshëm me ta në të kaluarën.

Më 8 janar, Elona  do të dalë para gjykatës në Itali. Kalesha akuzohet për vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho 54 dhe 52 vjeç.

Çifti Teuta dhe Shpëtim Pasho u gjetën të copëtuar në Itali në 4 valixhe, pesë vite pas zhdukjes. Që prej nëntorit të viti 2015, që përkon edhe me kohën kur doli nga burgu djali i tyre, nuk u dëgjua asgjë për ta. Ata u gjetën pranë burgut ku ka vuajtur dënimin djali, nga ku mendohet të ketë marrë shkak edhe vrasja. Detajet që ndihmuan në identifikimin e trupave, ishte një tatuazh që mbante në krah burri i copëtuar, që u konfirmuar më vonë. Prova më e fortë ishte kryerja e AND-së tyre, që vërtetoi se ishin ata. Ndërkohë, policia italiane vijon hetimet në zbardhjen e plotë të vrasjes makabre të çiftit shqiptar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet biseda telefonike e elona kaleshes vrasja e ciftit pasho biseda telefonike e elona kaleshes vrasja e ciftit pasho

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Janar 2021, 07:12

Titujt e portaleve, 4 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë artikull mbi shtetrrethimin në vend, njoftimin që ...