Bota

Tre persona gjenden të vdekur brenda një shtëpie në Manchester, Policia: Po hetojmë, nuk e shpjegojmë dot

30 Dhjetor 2020, 12:47 Nga DOSJA
Tre persona gjenden të vdekur brenda një shtëpie në

ANGLI- Tre persona janë gjetur të vdekur ditën e sotme në qytetin e Manchesterit në Angli. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se ende nuk dihet se kush është identiteti i tyre. Policia është njoftuar përmes një telefonate anonime për viktimat.

Të tre personat e gjetur të vdekur janë meshkuj të moshës 28, 29 41 vjeç. Policia në njoftimin e tyre shkruan se ende nuk dihet se si kanë vdekur personat, por hetimet po vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen.

“Tre persona u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende çfarë i ka shkaktuar vdekjet, ndërkohë që pyetjet janë ende të shumta. Kushdo që ka informacion duhet të kontaktojë policinë,” thuhet në njoftimin e policisë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 3 persona jane gjetur te vdekur 3 persona jane gjetur te vdekur

Sondazh

Poll