Bota

Nënshkruhet marrëveshja tregtare e post-BREXIT nga Presidentja e KE dhe Presidenti KiE (VIDEO)

30 Dhjetor 2020, 11:33 Nga DOSJA
Nënshkruhet marrëveshja tregtare e post-BREXIT nga Presidentja e KE

BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charls Michel kanë nënshkruar mëngjesin e sotëm marrëveshjen mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat e huaja, të cilat shkruajnë se pas nënshkrimit nga ana e BE-së, dokumenti do të dërgohet në Angli që të nënshkruhet nga Kryeministri Boris Johnson. Michel shtoi se marrëveshja ishte fryt i rezultateve të disa muajve negociata, është një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar që mbron interesat e popullit të BE-së.

“Marrëveshja që ne nënshkruam sot është rezultat i disa muajve negociata intensive në të cilat Bashkimi Evropian ka shfaqur një nivel të lartë qëndrimi unison. Është një marrëveshje e drejtë dhe e ekuilibruar që mbron plotësisht interesat themelore të Bashkimit Evropian dhe krijon stabilitet dhe parashikueshmëri për qytetarët dhe kompanitë. Për çështje madhore, Bashkimi Evropian është i gatshëm të punojë krah për krah me Mbretërinë e Bashkuar,” tha ai.

Marrrëveshja e për BREXIT-in (tregtinë e lirë) mes Evropës dhe Anglisë është nënshkruar në 24 dhjetor mes palëve të përfshira. Lajmin për nënshkrimin e saj e ka dhënë vetë Kryeministri britanik Boris Johnson me anë të një konference për shtyp.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota charls michel mareveshja e brex-it ursula von der leyen charls michel mareveshja e brex-it ursula von der leyen

Sondazh

Poll