Bota

OBSH: Pandemia e koronavirusit ishte e rëndë, por një virus edhe më vdekjeprurës mund të përfshijë globin 

30 Dhjetor 2020, 10:59 Nga DOSJA
OBSH: Pandemia e koronavirusit ishte e rëndë, por një virus edhe

SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se një virus më i rrezikshëm se Covid-19 mund të përfshijë globin. Në një deklaratë, shefi i programit të urgjencave të ODSH-së, Mike Ryan tha se pandemia është një thirrje zgjimi për të gjithë popullin, pasi ky virus na ka mësuar që gjërat të bëhen më mirë.

Ndër të tjera, ai tha se kërcënimet e tilla si viruset kanë qenë dhe do te vazhdojnë të jenë mes njerëzve dhe se duhet që të fokusohemi tek gjërat pozitve.

‘Kjo pandemi ka qenë shumë e rëndë… ka prekur çdo cep të këtij planeti. Por kjo nuk është domosdoshmërisht e madhe. Kjo është një telefonatë zgjimi. Tani po mësojmë si t’i bëjmë gjërat më mirë: shkencën, logjistikën, trajnimin dhe qeverisjen, si të komunikojmë më mirë. Por planeti është ende i brishtë. Ne jetojmë në një shoqëri globale gjithnjë e më komplekse. Këto kërcënime do të vazhdojnë. Nëse ka një gjë që duhet të marrim nga kjo pandemi, me gjithë tragjedinë dhe humbjen, është e nevojshme të marrim bashkëveprimin tonë. Ne kemi nevojë për të nderuar ata që kemi humbur duke u bërë më të mirë në atë që bëjmë çdo ditë,” tha ai.

Që nga fillimi i pandemisë në botë deri tani janë regjistruar 82,439,369 persona pozitivë me Covid, ndërsa 1,799,337 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid ne bote mike ryan covid ne bote mike ryan

Sondazh

Poll