Shkrumb e flakë në JEMEN! Sulm me bomba ndaj avionit qeveritar, 10 persona të vdekur deri tani
30 Dhjetor 2020, 12:22Nga DOSJA
JEMEN– Një sulm më raketa ka ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Jemenit. Shpërthimi u bë në momentin që një avion qeveritar është ulur në aeroportin e Adenit. Deri më tani janë raportuar 10 persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Shpërthimet tronditën aeroportin menjëherë pasi një aeroplan me qeverinë e re të Jemenit mbërriti nga Arabia Saudite dhe përveç zyrtarëve, kanë mbetur të plagosur edhe dhjetra persona të tjerë.
Disa anëtarë të kabinetit dhe kryeministri Maeen Abdulmalik, janë transferuar dhe janë të sigurtë në pallatin presidencial të qytetit. Ministri i Informacionit fajësoi për sulmin grupin rebel Houthi të mbështetur nga Irani.
Kabineti i ri u formua në një përpjekje për të shëruar një përçarje serioze midis forcave besnike të Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi dhe Këshillit Tranzitor Jugor separatist (STC). Të dy palët supozohet të jenë aleatë në luftën kundër lëvizjes rebele Houthi, e cila kontrollon kryeqytetin Sanaa dhe pjesën më të madhe të Jemenit veri-perëndimor.
(I.A;k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
NORVEGJI- Rrëshqet toka në Norvegji. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se rreth 8 shtëpi janë prishur, ndërsa 9 persona janë plagosu...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charls Michel kanë nënshkruar mëngjesin e sotëm marrëveshje...
SHBA- Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se një virus më i rrezikshëm se Covid-19 mund të përfshijë globin. Në një deklaratë, shefi i programit të ...
GREQI- Prift grek, Serapfim u ka bërë thirrje besimtarëve që të mos pranojnë të bëjnë vaksinën anti-Covid. Gjatë një shërbese në Kishë ai ka thënë se ka informa...
KROACI- Tërmeti në Kroaci ditën e djeshme la shumë dëme në ndërtesa dhe njerëz të lënduar. Deri tani janë raportuar 7 persona të vdekur dhe me dhjetra të plago...
ARGJENTINË– Kongresi i Argjentinës ka legalizuar abortet deri në javën e 14-të të shtatzënisë. Kjo është një kthesë historikë për një vend që ka disa...
POLONI– Arrestohet ambasadori i Malit të Zi në Poloni, njëherësh edhe ish-Ministër i Shëndetësisë, Budimir Shegrt. Lajmin e ka bërë me dije zv.kryeministri Drit...
WUHAN– Rreth 5% e e kinezëve që jetojnë në Wuhan mund të jenë infektuar me Covid-19, ka treguar një studim nga studiuesit në Qendrën Kineze për Kontrollin...
KOSOVË- Kosova në buxhetin për vitin 2021 ka përfshirë edhe 40 milion euro për të marrë vaksinat anti-COVID. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Ekonomis...