Bota

Një ditë pas tërmetit në Kroaci! Dalin PAMJET nga banesat e rrënuara, si duket situata në ditën e dytë pas shkatërrimit

30 Dhjetor 2020, 10:25 Nga DOSJA
Një ditë pas tërmetit në Kroaci! Dalin PAMJET nga banesat e

KROACI- Tërmeti  në Kroaci ditën e djeshme la shumë dëme në ndërtesa dhe njerëz të lënduar. Deri tani janë raportuar 7 persona të vdekur dhe me dhjetra të plagosur. Kërkimet për persona nën rrënoja po vazhdojnë, ndërkohë që në pamjet e postuara nga mediat kroate shihet i gjithë qyteti i Petrinjës i heshtur dhe i shkretë.

Shumica e ndërtesave në qendër të qytetit janë të rrënuara dhe të dëmtuara. Në rrugërt e qytetit të vetimit persona që shihen janë ekipet e urgjencës, gazetarët ndonjë banorë që viziton banesat e tyre pas rrënimit.

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës rihter ka “shkundur” ditën e djeshme Kroacinë. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota termet ne kroaci termet ne kroaci

Sondazh

Poll