Bota

Arrestohet ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Dritan Abazoviç LËSHON mesazhin: Nuk ka të paprekshëm!

30 Dhjetor 2020, 09:20 Nga DOSJA
Arrestohet ambasadori i Malit të Zi në Poloni, Dritan Abazoviç

POLONI– Arrestohet ambasadori i Malit të Zi në Poloni, njëherësh edhe ish-Ministër i Shëndetësisë, Budimir Shegrt. Lajmin e ka bërë me dije zv.kryeministri Dritan Abazoviç përmes një postimi në Tëitter, duke dhënë edhe një mesazh për të gjithë të tjerët.

Është arrestuar ish-Ministri i Shëndetësisë dhe ambasadori i Malit të Zi, Budimir Shegrt. Nuk ka të paprekshëm! Lufta kundër korrupsionit të profilit të lartë mbetet prioritet”, ka shkruar në Twitter Abazoviq.

Gjykatësja Lidija Vukçeviq, i ka caktuar ish-ministrit masën e arrestimit për 72 orë, pasi akuzohet për “keqpërdorim të detyrës”, lidhur me shit-blerjen e spitalit Meljine.

Më 25 dhjetorit në një konferencë për media, gjykatësja bëri të ditur se gjatë hetimeve është konstatuar se nga shitblerja e spitalit në Meljine”, shteti është dëmtuar për të paktën 10 milionë euro.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arrestohet ambasadori i malit te zi budimir shegrt arrestohet ambasadori i malit te zi budimir shegrt

Sondazh

Poll