Bota

7 viktima nga tërmeti/ Kosova solidarizohet, shpreh gatishmërinë për ndihmë ndaj Kroacisë

30 Dhjetor 2020, 09:50 Nga DOSJA
7 viktima nga tërmeti/ Kosova solidarizohet, shpreh gatishmërinë

KOSOVË–  Kosova ka shprehur gatishmërinë pëe t’i ofruar ndihmë Kroacisë, pas tërmetit të djeshëm që shkaktoi 7 viktima.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka dërguar  një letër homologut të tij kroat, Andrej Pllenkoviq, ku i shpreh gadishmërinë e Kosovës për të ardhur në ndihmë pas tërmetit.

“Si kryeministër i Kosovës, unë do të doja të ofroja mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë e shquar dhe e trajnuar mirë në misionet e kërkim-shpëtimit, e cila është e gatshme t’i ndihmojë qytetarët dhe autoritetet kroate në tejkalimin e pasojave të tërmetit”

Ditën e djeshme, Kroacia u godit nga një tërmet i fortë, rreth 6,3 ballë, duke shkaktuar dhjetra të plagosur, 7 viktima dhe dëme të konsiderueshme në ndërtesat në Petrinja, një qytet në juglindje të Zagrebit. Tërmeti u ndje në të gjithë Kroacinë, si dhe në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinën fqinje dhe deri në Graz në jug të Austrisë. Disa ndërtesa u shembën në Petrinja, rreth 60 kilometra nga Zagrebi.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni solidarizohet kosova termeti ne krocai solidarizohet kosova termeti ne krocai

Sondazh

Poll