Bota

Rrëshqet toka në Norvegji! 9 persona të plagosur dhe 200 të tjerë janë evakuuar nga zona, ka rrezik

30 Dhjetor 2020, 12:21 Nga DOSJA
Rrëshqet toka në Norvegji! 9 persona të plagosur dhe 200 të

NORVEGJI- Rrëshqet toka në Norvegji. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se rreth 8 shtëpi janë prishur, ndërsa 9 persona janë plagosur dhe 200 të tjerë janë evakuuar nga zona për të mos rrezikuar jetën.

Rrëshqitja e dheut ndodhi në orën 4 të mëngjesit në jug të fshatit Ask. Në atë moment rreth 40 ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes për të marrë të plagosurit dhe se evakuuimi i zonës po vazhdon pasi sipas ekspertëve rrëshqitja e tokës do të vvazhdojë më tej.

“Disa shtëpi janë marrë nga rrëshqitja e dheut. Shërbimet e urgjencës, me ndihmën e mbrojtjes civile dhe ushtrisë norvegjeze, janë në proces të evakuimit,” tha policia norvegjeze në Twitter.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rreshqitje dheu ne norvegji rreshqitje dheu ne norvegji

Sondazh

Poll