Bota

Studimi i ri ‘nxjerr zbuluar’ Kinën/ Shifrat reale 10 herë më të larta se ato të raportuara

30 Dhjetor 2020, 09:11 Nga DOSJA
Studimi i ri ‘nxjerr zbuluar’ Kinën/ Shifrat reale 10 herë

WUHAN– Rreth 5% e e kinezëve që jetojnë në Wuhan mund të jenë infektuar me Covid-19, ka treguar një studim nga studiuesit në Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Popullsia e Wuhan raportohet në 11 milion, që do të thotë se rreth 500,000 njerëz mund të kenë pasur virusin, shkruan BBC.

Kjo tregon se shifra e zbuluar është 10 herë më e lartë se numri i regjistruar zyrtarisht i Wuhan prej 50,354 rastesh. Kina nuk i llogarit rastet asimptomatike, megjithëse edhe ata mund të përhapin virusin.

Studimi i kryer në fillim të këtij viti, mori mostra nga 34,000 njerëz në Wuhan, si dhe provinca më e gjerë Hubei, Pekini, Shangai dhe katër provinca të tjera.

Studiuesit gjetën një normë të antitrupave prej 4.43% në Wuhan, dhe një shkallë prej 0.44% në provincën më të gjerë Hubei. Studimi vjen përpara një vizite nga një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë në Wuhan për të hetuar origjinën e virusit.

Kina është akuzuar për mungesë transparence mbi shifrat e raportuara nga virusi që doli nga Wuhan dhe ‘pushtoi’ botën.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shifrat e covid ne kine studimi i ri shifrat e covid ne kine studimi i ri

Sondazh

Poll