Sport

Vjen dhurata e parë për Antonio Conten, mesfushori i ka thënë po Interit, pritet vetëm marrëveshja ndërmjet dy klubeve

30 Dhjetor 2020, 12:28 Nga DOSJA
Vjen dhurata e parë për Antonio Conten, mesfushori i ka

ITALI– Papu Gomez mund të jetë dhurata e parë për merkaton e janarit te skuadra e Interit. Futbollisti argjentinas do të largohet nga Atalanta pas debatit me trajnerin Gian Piero Gasperini. Sipas mediave italiane, Inter ka arritur marrëveshjen me Gomez dhe po pritet që të gjendet gjuha e përbashkët me Atalantën.

Skuadra e Interit ka arritur një marrëveshje me lojtarin dhe agjentin e tij për një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2023. Ndërkohë paga e Papu Gomez do të jetë 2,5 milionë euro aq sa merrte edhe te Atalanta. E vetmja gjë që mungon është marrëveshja me Atalantën, klubi bergamask kërkon 8 milionë për kartonin e tij, por Inter dëshiron që kjo shifër të shkojër diku tek 3-4 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte atalanta inter papu gomez antonio conte atalanta inter papu gomez

Sondazh

Poll