Bota

Buxheti për vitin 2021/ Kosova lë mënjanë 40 milionë euro për vaksinën anti-COVID

30 Dhjetor 2020, 09:02 Nga DOSJA
Buxheti për vitin 2021/ Kosova lë mënjanë 40 milionë

KOSOVË- Kosova në buxhetin për vitin 2021 ka përfshirë edhe 40 milion euro për të marrë vaksinat anti-COVID. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Hykmete Bajrami.

Gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, Bajrami u shpreh se kjo është e vetmja mënyrë për Kosovën që të sigurojnë vaksina për të gjithë qytetarët.

“Reflektuam koston e vaksinës, 40 milionë plus financim nga jashtë për koston e vaksinës që të blihen dozat për të gjithë qytetarët e Kosovës. Qeveria tashmë i ka të shterura të gjitha mënyrat e financimit. Qeveria nuk ka mjete të tjera shtesë”  tha ajo.

Vaksinat në Kosovë pritet që të mbërrijnë në muajin prill. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zamaj 20% e vaksinave do të merren falas, ndërsa të tjerat do të sigurohen me anë të buxhetit të Kosovës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni armend zamaj buxheti i kosoves hykmete bajrami armend zamaj buxheti i kosoves hykmete bajrami

Sondazh

Poll