Sport

Dede: “Meqë jemi Tirana, do të përpiqemi të fitojmë, Vllaznia ta provojë fatin edhe këtu!”

29 Dhjetor 2020, 12:43 Nga DOSJA
Dede: “Meqë jemi Tirana, do të përpiqemi të

TIRANE – Trajneri i Tiranës, Nevil Dede, ka dalë sot në konferencën për shtyp dhe ka folur për ndeshjen e nesërme, të cilën bardhblutë do ta luajnë përballë Vllaznisë, që kryeson tableën e renditjes. Ja çfarë tha ai:

Kundërshtari? “Luajmë përballë ekipit kryesues, Vllaznisë. Kanë bërë futboll të mirë deri tani dhe do jetë një ndeshje interesante. Do vijnë të mos thyhen minimalisht dhe të mendojnë se nëse nuk humbin as me Tiranën, t’i japin të drejtë vetes të jenë pretendentë për titull. Të shohim çfarë do të ndodhë, do mbrohen apo do luajnë futboll të bukur. Do doja ta provonin edhe në Tiranë, siç e provuan me fat në Shkodër. Ta provojnë këtu fatin edhe njëherë”.

Çfarë duhet të ndryshojë Tirana?Vetëm të jetë pragmatiste para porte. Ky ekip po lufton, ka shpirt të lartë gare, ka një lidhje si skuadër. Nuk ka rëndësi mosha, kush vesh fanellën tonë bën ndryshimin. Kjo më pëlqen. Nuk kemi çfarë bëjmë ndryshime. Vetëm të jemi më konkretë para portës. Me dy-tre situata zgjidhet ndeshja”.

Ngjeshja e kalendarit? “Edhe moti nuk na ndihmon, të gjitha ekipet duhet thënë. Ne kemi një skuadër me moshë të re, nga ekipet pretendente. Jam i kënaqur që këta djem po bëjnë më shumë se sa është punuar. Nuk u kërkojmë dot më shumë në këto kushte”.

Synimi për ndeshjen? “Futemi në çdo ndeshje të fitojmë, kjo është e vërtetë dhe nuk e mohojmë dot. Nuk kemi pasur më mungesë ekuilibri, nuk ka aventura. Ekipi e ka kuptuar që nuk ka diferenca dhe duhet ekuilibër. Në Durrës besuam te fitorja dhe tentuam, edhe pse aktivizuam të rinj. Kur nuk ia dolëm, është edhe meritë e kundërshtarit. Nuk thamë në fillim që shkuam për një pikë. Kudo shkojmë për fitore. Nesër do luajmë me një ekip të një qyteti që ka të njëjtin mentalitet. Ata thonë: “Me kenë shkodran, tana i ban”. Kështu e kanë ata shprehjen. Do mundohemi t’i presim me shprehjen e tyre. Meqë jemi Tirana, do mundohemi me çdo mënyrë ta fitojmë ndeshjen, brenda kuadrit sportiv”.

Pikët e munguara? “Ajo që duhet të bëjmë është ta çojmë topin në rrjetë. Nëse kjo ndodh, edhe pikët do të shtohen. Është e vërtetë ajo që thotë presidenti. Nëse justifikohem do të më thoni që ta kisha menduar më parë dhe të mos e pranoja punën. Disa gjëra duhen rregulluar, duhet koha e vet. Tani kemi pak kohë dhe flasim teorikisht dhe pak punojmë në fushë. Në fund duhet të marrim më shumë pikë. Rezultatet tregojnë pastaj puna”.

Dede, Muka apo Fortuzi i mungojnë sot Tiranës? “Tiranës i mungojnë golat dhe rezultatet. Tani çdo gjë është nostalgji. Shpresojmë që me këta djem të përmirësojmë historinë dhe trofetë e këtij klubi”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport sfida ndaj vllaznise shkodranet trajneri i bardhebluve trajneri nevil dede sfida ndaj vllaznise shkodranet trajneri i bardhebluve trajneri nevil dede

Sondazh

Poll