Sport

Kërkon maksimumin edhe ndaj Tiranës, Brdariç: “2021-shi? Të vazhdojmë kështu”

29 Dhjetor 2020, 13:03 Nga DOSJA
Kërkon maksimumin edhe ndaj Tiranës, Brdariç: “2021-shi?

SHKODER – Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç dëshiron ta mbyllë me fitore vitin 2020 në “klasiken” e nesërme ndaj Tiranës. Në konferencën për shtyp, tekniku kroato-gjerman theksoi se do të dëshironte që skuadra e tij të vazhdonte me këtë formë dhe vitin e ardhshëm. Për sa i përket takimit të nesërm, Brdariç pranoi se nuk do të ketë ndryshime në formacion, ndërkohë që shkodranët, pavarësisht nga rezultati i ndeshjes së javës së 12-të, janë shpallur “kampionë të dimrit”.

Mbyllje e vitit me fitore? “Deri tani kemi dhënë maksimumin tone, duke falenderuar ekipin dhe stafin për forcën që kanë pasur. Besoj se dhe nesër do të jetë i njëjti rezultat”.

Mesazh për trajnerin Dede? “Nesër do të luajmë në maksimumin e forcave tona, njësoj si fituam me Skënderbeun 5-1. Janë ekip i mirë, por ky qe rezultati. Por, jemi nesër të përqëndruar te ndeshja me Tiranën. Kemi dhe 24 orë deri në fillim të ndeshjes. Nuk kam një mesazh për trajnerin. Secili ka dëshirat e tij. Është një ndeshje e rëndësishme, historikisht mes të dyja ekipeve. Secili do fitoren. Të gjithë duam të fitojmë. Jemi të përqëndruar për nesër”.

Formacioni? “Më vjen keq që Da Silva s’është sepse vazhdon me tërheqjen muskulare. Ekipi do të jetë po ashtu si në ndeshjen e kaluar”.

Sulmuesi Dunga? “Na vjen keq për çdo lojtar që na mungon në lojë. E përshëndes Dungën dhe i them vazhdimisht, se kur do të kthehet”.

Merkato? “Ka disa deklarime të futbollistëve që duan të largohen. Lekaj ka thënë për në Kosovë, Enes Isufaj, po ashtu. Ne jemi te ndeshja. Kemi kohë për të menduar se çfarë do të bëjmë më tej, të pushojmë dhe të mendojmë për merkaton më vonë”.

Dëshira për 2021? “Të vazhdojmë në të njëjtën rrugë. Është më e rëndësishme shëndeti i lojtarëve, i të gjithë njerëzve. Këtë punë do ta bëjmë. I falenderoj të gjithë që po na mbështesin dhe për këtë arritje, kryebashkiaken Ademi, ish-administratorin Lici, drejtorin Matko Djarmati”,- ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, i cili në këtë konferencë ishte i shoqëruar edhe nga kapiteni i shkodranëve, Gurishta.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport nevil dede sfida ndaj tiranes skuadra shkodrane trajneri gjerman tomas brdaric vllaznia nevil dede sfida ndaj tiranes skuadra shkodrane trajneri gjerman tomas brdaric vllaznia

Sondazh

Poll