Sport

“Ronaldinjo? Korrekt vitin e parë, pastaj “poker” vajzash në hotel … “

29 Dhjetor 2020, 10:21 Nga DOSJA

FRANCE – Luis Fernandez është një nga emrat më të njohur në botën e Paris SG. Ai ka lënë gjurmë në historinë e klubit parizien, së pari si lojtar në fund të viteve ‘70, pastaj e ktheu klubin kryeqytetas në mesin e ekipeve më të mira në Europë, si trajner midis 1994-1996 dhe 2000-2003.

Ish-trajneri ka dhënë një intervistë të gjerë për “Le Parisien” me rastin e 50 vjetorit të ekipit transalpin. Fernandez jo vetëm riktheu sezonet e shkëlqyera të kaluara të skuadrës së Paris SG nën hijen e kullës “Eiffel”, por ai gjithashtu nënvizon se shpreson të kthehet si drejtor i akademisë së re që kompania po ndërton.

Pas lamtumirës së parë, rrugët midis Luis Miguel Fernandez dhe klubit francez u takuan përsëri midis 2000 dhe 2003, kur Paris SG  kishte në përbërje dhe mund të llogariste edhe talentin e një kampioni si Ronaldinjo. Marrëdhënia midis trajneri francez dhe yllit brazilian nuk ishte kurrë e lehtë. Problemet midis tyre filluan në të vërtetë gjatë sezonit të dytë të “Ronit” te Paris SG.

Ish-tekniku transalpine Fernandez tregon një pjesë nga jeta jashtë fushës e yllit të ri brazilian: “Kur Ronaldinho arriti në klub, unë e dija se sa e vështirë do të ishte të menaxhoja një lojtar të kalibrit të tij.

Sezoni i parë ishte perfekt: lojtar perfekt, qëndrim perfekt gjithçka më së miri. Në stërvitje, të gjithë shokët e tij të skuadrës, më kërkonin ta vendosja Ronaldinjon në ekipin e tyre, sepse askush prej tyre nuk donte të poshtërohej për teknikën e tij.

Ai është një kampion bote, në fund të vitit të tij të parë në Francë. Vitin e dytë ai filloi të bënte shumë festa. Ronaldinjo supozohej të ishte udhëheqësi ynë, të na çonte në majë, të na udhëhiqte për të fituar titullin dhe Kupën e Europës. Ndodhi e kundërshta, ai nisi të harbonte me vajza.

Një natë, ndërsa po rrinim me stafin në hollin e hotelit, pashë që të hynin në hotel katër vajza. I kërkova ndihmësit tim, Erik Blondel, t’i ndiqte ato për të parë se ku do të shkonin. Ato të gjitha shkuan në dhomën e Ronit”.

Luis Fernandez kujton se atij i është dashur të kalojë shumë kohë, duke u përpjekur të rregullojë jetën e lojtarit të tij: “Ai ishte një djalë që nuk e kishte babanë. Kishte nënën, vëllain dhe motrën e tij, por që edhe ata u larguan nga viti i dytë. Ata e lanë vetëm, me një shofer në Paris”.

Tekniku i Paris SG kujton, se “njerëzit e sigurisë” e lajmëronin atë “çdo mëngjes” për netët pariziene të trazuara nga supertalenti brazilian. “Ju mendoni se do të bëni pa një lojtar të tillë në skuadër? Gaboheni, një lojtar si ai, do të kthente humorin me ato çka ai bënte në fushë”,- rrëfen Luis Fernandez, ish-trajneri i Paris SG.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport luis fernandez paris sg ronaldinjo ylli brazilian luis fernandez paris sg ronaldinjo ylli brazilian

Sondazh

Poll