Sport

E sulmoi në Instagram! Reagimi i Safet Gjicit për Erion Braçen: Ne jemi nga ata që dhe rrugët i hapim dhe punët e tjera i

29 Dhjetor 2020, 08:20 Nga DOSJA
E sulmoi në Instagram! Reagimi i Safet Gjicit për Erion Braçen:

TIRANË– Në emisionin ‘Proçesi sportiv’ ishin në lidhje direkte me Skype, zëvendës kryeministri Erion Braçe dhe Presidenti i klubit të Kukësit, Safet Gjici.

Duke diskutuar për humbjen e Kukësit, Braçe i cili ka ironizuar humbjen e Kukësit nw Instagram, lavdëroi Gjicin duke e cilësuar si personin që e sjellë ekipin në formën më të mirë të mundshme.

‘Zotëria aty ka vite që është te Kukësi dhe me thënë të drejtën ka vite që investon dhe ka ekipin më të mirë të të gjithë periudhës së vet. Ka dhe ditë si ajo e djeshmja. Ka dhe ditë me borë ku mund të marrësh 4 gola, mund të marrësh dhe 5 dhe 6. ‘- u shpreh Braçe.

Ndërsa Gjici u shpreh se ndeshja ishte e Kukësit pavarësisht se mori një trajtë tjetër.

‘Po të shikosh lojën Kukësi duhet të kishte fituar. Ne jemi nga ata që dhe rrugët i hapim dhe punët e tjera i bëjmë. Ndeshja, pjesa e parë ishte e Kukësit. Ndeshja mori trajtë tjetër por lojën e bëri Kukësi. Ai flet për Partizanin. ‘- deklaroi Gjici.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erion brace safet gjici erion brace safet gjici

Sondazh

Poll