Sport

‘Ka ofruar edhe 3 herë më parë dorëheqjen’/ Safet Gjici flet për largimin e Skënder Gegës: Më telefonoi, më tha nuk

29 Dhjetor 2020, 08:03 Nga DOSJA
‘Ka ofruar edhe 3 herë më parë dorëheqjen’/

TIRANË– Largimi i Skëndër Gegës nga Kukësi ishte lajmi i javës.

Në Procesin Sportiv në lidhje direkte ishte presidenti i Kukësit, Safet Gjici ku tha se Gega kishte ofruar 3 herë të tjera më parë dorëheqjen.

Nuk ka ndodhur asnjëherë që Partizani të mundë 4 me 1 Kukësin. Me trajnerin kemi pas një marrëdhënie të shkëlqyer. Ai gjatë kohës që ishte me Covid, nuk kujdesej për shëndetin e tij, por e kishte mendjen te klubi .Gjatë kohës që ka qenë me Covid ai na ka ofru 3 herë dorëheqjen por klubi i Kukësit e ka refuzuar. Gega kishte folur me lojtarët dhe drejtorin. Pastaj më telefonoi dhe më tha: Nuk e di pse është kjo ecuri, pse erdhi kjo humbje. E kishte bërë fakt të kryer”- tha Gjici.

Skënder Gega largohet nga drejtimi i Kukësit pas humbjes së thellë të klubit verior me Partizanin 4-1. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi në një njoftim në rrjetet sociale, ku sqarohet se largimi është bërë nga vetë Gega, me dorëheqje. Trajneri e ka udhëhequr klubin për gati 11 javë, ndërsa shkak për dorëheqjen kanë qenë rezultatet negative. Bashkë me njoftimin, klubi ka sjellë reagimin e trajnerit Skënder Gega, i cili thotë se është ndjerë i vlerësuar gjatë kësaj kohe, por shton se duhet të marrë përgjegjësitë që i takojnë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dorehiqet skender gega safet gjici dorehiqet skender gega safet gjici

Sondazh

Poll