Politike

Ministria e Jashtme sqaron largimin e Cakajt: Dha dorëheqje të parevokueshme tek kryeministri Rama

29 Dhjetor 2020, 11:43 Nga DOSJA
Ministria e Jashtme sqaron largimin e Cakajt: Dha dorëheqje të

TIRANË– Ministri në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj ka sqaruar largimin e tij nga ky post nga kryeministri Edi Rama. Në një sqarim zyrtar të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, shkruhet se Cakaj ka dorëzuar ditën e sotme dorëheqjen e parevokueshme kryeministrit Rama, duke mbyllur kështu angazhimin e tij në këtë detyrë.

Ndër të tjera në sqarim, shkruhet se Cakaj e konsideron të përfunduar kapitullin e shërbimit të tij në krye të diplomacisë shqiptare. Cakaj gjithashtu në reagimin e tij, falënderoi dhe u shprehu mirënjohjen Kryeminstrit Rama, si dhe stafit të MEPJ për mbështetjen e vazhdueshme në këtë rrugëtim të përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Reagimi i plotë i ministrit në detyrë Cakaj:

Të nderuar qytetarë, Dëshiroj të ju njoftoj që sot, e martë, 29 dhjetor 2020, i kam paraqitur Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, dorëheqjen e parevokueshme dhe me efekt të menjëhershëm si Ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Pas përfundimit me shumë sukses të kryesisë së OSBE-së, hapjes së negociatave për anëtarësim me BE-në, punës së jashtëzakonshme për të siguruar një ulëse në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023, zbatimit të një sërë masash të pashembullta për ngritjen e faktorit shqiptar në Ballkanin Perëndimor, si dhe duke qenë se Shqipëria është në pragfushatë zgjedhore, ku unë nuk synoj të angazhohem në asnjë cilësi, konsideroj që kapitulli i shërbimit tim në krye të diplomacisë shqiptare është i përfunduar.

Dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim ndaj Kryeministrit Rama, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e ngushtë në rrethana jo të lehta për Shqipërinë. Po ashtu, u jam shumë mirënjohës të gjithë bashkëpunëtorëve dhe stafit të MEPJ, për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin e përbashkët, për të ndërtuar një sistem diplomatik të denjë për ambiciet e Shqipërisë evropiane dhe të pakompromis në mbrojtje të interesit qytetar e kombëtar.

Në mbyllje, nënvizoj, mes tjerash, se angazhimi i Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin e forcuar marrëdhënien me shqiptarët në rajon duhet të vazhdojë me çdo kusht apo çmim. Faleminderit nga thellësia e zemrës të gjithëve për mbështetjen, kritikat e punën e përbashkët! E keni për jetë mirënjohjen time – shërbimi ndaj jush ka qenë nderi më i madh i jetës sime!

Largimi i Cakajt u bë me dije nga vetë kryeminsitri Edi Rama. Mesditën e sotme, kreu i qeverisë deklaroi se ia ka kaluar stafetën ministres Olta Xhaçka, që deri më sot ishte në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Në vend të Xhaçkës, Rama ka deklaruar se do të jetë Niko Peleshi.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj gent cakaj

Sondazh

Poll