Politike

‘Po nuk pati dakordësi kurrë mos u bëftë!’/ Rama për ligjin antishpifje: U katandis në një alibi, nuk e kemi me ngut

29 Dhjetor 2020, 10:24 Nga DOSJA
‘Po nuk pati dakordësi kurrë mos u bëftë!’/ Rama

TIRANË– Gjatë konferencës me gazetarët Rama u pyet dhe për ligjin antishpifja për të cilin nisi fjalinë duke thënë se u katandis. Kryeministri tha se ligji për presidentin është në procedure, ai i amnistisë është në punim e sipër ndërsa për antishpifjen u shpreh se nuk është me ngut e se do bëhet kur të ketë dakortësi nga të gjitha palët.


Në fund ai preku dhe ligjin për kanabis për të cilin tha se drafti është duke u rafinuar.

Ligji për presidentin është në procedure. Amnisitia, vazhdojmë të punojmë me partnerët për një draft sa më të dakortësuar. Antishpifia u katandis në një alibi. Për disa, nuk flas brenda vendit, por jashtë, jemi në një proces komunikimi me të gjitha palët e përfshira, kush nuk u përfshi është marrëzi më vete, nuk kemi asnjë ngut, do bëhet kur të ketë dakortësi me të gjithë. Po nuk pati dakordesi kurrë mos u bëftë! Unë për vete mbaj në kurriz shumë shifje, deri më tani për fat të mirë më është bërë vetëm shëndet. Për ligjin e kanabis jemi duke rafinuar draftin.’– u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot komunikimin e fundit me gazetarët për vitin 2020. Ai bëri një bilanc për vitin ku në fokus ishte menaxhimi i pandemisë COVID19, ndërsa dha lajmin se në mesin e muajit janar edhe në Shqipëri do të nisë vaksinimi kundër virusit.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama jep LAJMIN E MADH: Nis vaksinimi ndaj Covid-19 në mes të Janarit! Kemi shkatërruar 30 banda, të larguarit nga drejtësia do japin llogari një e nga një për pasurinë

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020

Sondazh

Poll