Politike

Reforma në Drejtësi, Rama për ‘të larguarit’: Do përballen një e nga një, do japin llogari për pasurinë

29 Dhjetor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Reforma në Drejtësi, Rama për ‘të larguarit’: Do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka mbyllur ‘hesapet’ vetëm me largimin nga puna të gjyqtarëve e prokurorëve të shkarkuar gjatë Reformës në Drejtësi. Në konferencën e fundit me gazetarët, Rama deklaroi se të gjithë të shkarkuarit, do të japin llogari një e nga një për pasuritë e tyre. 

Numri Një i qeverisë bëri edhe bilancin, teksa deklaroi se sot, kemi 202 prokurorë e gjyqtarë të larguar dhe 118 të tjerë të rikonfirmuar në detyrë, duke treguar se ka pasur një pastrim të thellë të sistemit të drejtësisë në vend. 

“Kemi 202 individë të larguar dhe 118 individë të konfirmuar. Është një shifër domethënëse kuptimplotë për të pasur një pamje të thellë të pastrimit të sistemit. Kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Ana tjetër ka të bëjë me pyejten e vazhdueshme të qytetarëve. Çfarë ndodh me të larguarit? Kaq e thejshtë qenka, thjesht me pushimin nga pun? Jo, sepse po ngrihen institucionet e reja të drejtësisë dhe të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë. Nga përgjigja para drejtësisë që faktikisht e morën peng për disa dekada, do të konfirmohet edhe kthesa historike në sistemin e drejtësisë. Fjala kyçe në këtë porces është durim, durim sepse bëhet fjalë për të ndërtuar nga themelet një prej pushteteve më të rëndësishme, atë gjyqësor,”- tha Rama ndër të tjera.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama jep LAJMIN E MADH: Nis vaksinimi ndaj Covid-19 në mes të Janarit! Kemi shkatërruar 30 banda, të larguarit nga drejtësia do japin llogari një e nga një për pasurinë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 edi rama edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 06:18

TIRANË– Erion Braçe, zëvendës kryeministër është vënë në një zgjedhje të vështirë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, përmes një lidhjeje me Skype, Bra&c...