Politike

Krimi i organizuar, Rama: Janë shkatërruar 30 banda! Nga janari në nëntor kishim 45 vrasje, 2.5 herë më pak se në vitin 2

29 Dhjetor 2020, 09:22 Nga DOSJA
Krimi i organizuar, Rama: Janë shkatërruar 30 banda! Nga janari

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e Operacionit Forca e Ligjit për muajt që ishte në fuqi. Në konferencën e fundit të këtij viti përpara gazetarëve, Rama tha se janë shkatërruar plot 30 grupe kriminale dhe numërohen 628 pasuri të sekuestruara.

Përsa u përket vrasjeve, kreu i qeverisë shtoi se këtë vit nga muaji janar e deri në nëntor ishin 45 vrasje, shtatë më pak se e njëjta periudhë e vitit paraardhës. Krahasuar me qeverinë paraardhëse, Rama deklaroi se në vitin 2012 kemi pasur 126 vrasje, ndërsa sot kemi 2.5 herë më pak.


“Ndërkohë nga ana tjetër, paralelisht me pastrimin e sistemit të drejtësisë ka vijuar lufta kundër krimit të organizuar. Një prej tyre është edhe përmes operacionit Forca e Ligjit, që numëron 1730 pasuri të sekuestruara dhe 223 raste të referimit në SPAK. Ndërkohë 103 anëtarë të organizatave kriminale janë arrestuar dhe janë 30 grupe të goditura dhe 628 pasuri të sekuestruara. Nga ana tjetër edhe këtë vit, numri i vrasjeve me dashje vijon të jetë në rënie. Shifra janar-nëntor ishin 45 vrasje, shtatë më pak se e njëjta periudhë e vitit paraardhës, dhe për të gjithë ata që janë të interesuar të dinë të vërtetën e përmbledhur në një shifër duke pasur parasysh edhe bombardimin mediatik, në vitin 2012 kemi pasur 126 vrasje. Sot kemi 2.5 herë më pak vrasje. Nëse i referohemi mesatares së disa viteve më parë se të merrnim detyrën, jemi gjysmë për gjysmë. E keqja harrohet shpejt se e mira s’ka fund. Nga një vend që kishte çdo dy apo tre ditë një vrasje, tashmë po stabilizohemi pranë mesatares së Bashkimit Europian,”- tha Rama ndër të tjera. 

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama jep LAJMIN E MADH: Nis vaksinimi ndaj Covid-19 në mes të Janarit! Kemi shkatërruar 30 banda, të larguarit nga drejtësia do japin llogari një e nga një për pasurinë

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 06:18

TIRANË– Erion Braçe, zëvendës kryeministër është vënë në një zgjedhje të vështirë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, përmes një lidhjeje me Skype, Bra&c...