Politike

Rama: Jemi i vetmi vend në rajon me zero taksa për biznesin e vogël, u dhamë paga lufte 300 mijë qytetarëve

29 Dhjetor 2020, 09:31 Nga DOSJA
Rama: Jemi i vetmi vend në rajon me zero taksa për biznesin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme konferencën e fundit për vitin 2020. Përballë gazetarëve Rama bëri bilancin e vitit ku ndër të tjera vuri në dukje se si qeveri kanë ndihmuar më shumë se 300 mijë qytetarë të cilët kanë përfituar pagë lufte.

Rama deklaroi se jemi vendi i vetëm në rajon që kemi taksën 0 për biznesin e vogël e se nuk krahasohemi me taksat që kanë shtetet e tjera të Europës.


Kemi ndihmuar afro 300 mijë qytetarë, të cilët kanë përfituar direkt pagë lufte nga paketa e parë apo nga paketa e dytë e ndihmës. Ndërkohë, ndihma direkte për biznesin e vogël është konkretizuar nga një hap kurajoz dhe progresist, jo vetëm për këtë fazë, por në afat të gjatë duke hequr taksën për biznesin e votën dhe duke i bërë i vendim vend në rajon, se me Europën nuk krahasohemi se aty janë taksat shumë të larta. Ne kemi 0 takse mbi fitimin për biznesin e vogël dhe 0 TVSH për bizneset e vogla me një xhiro deri në 100 mijë dollarë në vit.- u shpreh Rama. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020

Sondazh

Poll

Politike 29 Dhjetor 2020, 06:18

TIRANË– Erion Braçe, zëvendës kryeministër është vënë në një zgjedhje të vështirë. I ftuar në “Procesi Sportiv”, përmes një lidhjeje me Skype, Bra&c...