Politike

Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Rama: Sa herë tështin apo kollitet dikush në Athinë këtu plas rrufa e madhe

29 Dhjetor 2020, 10:15 Nga DOSJA
Zgjerimi i Greqisë me 12 milje, Rama: Sa herë tështin apo

TIRANË– Kryeministri Edi Rama thotë se akuzat që vijnë nga opozita për zgjerimin me 12 milje të Greqisë në detin Jon janë politike dhe nuk kanë lidhje me interesin kombëtar. Rama tha se nuk do të bënte kurrë një negociatë që bie ndesh me interesat e vendit, ndërsa akuzoi presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, se janë ata që bënë marrëveshjen e 2009-ës dhe sot po mbrojnë detin.


“Çfarë ti themi ne shtetit grek kur këtë e prodhon mendja e autoritet me të lartë të shqipëri, dhe ish- autoritetit, Presidentit dhe ish presidentit, kjo është gjëja më elementare e mundshme. Këta janë autorët e marrëveshjes së 2009 mos harroni. Ishte këmbëngulja jonë, qartësia jonë që pala greke erdhi në tavolinë dhe filluam të negociojmë një marrëveshje të re për të dyja palët.

Jo për faj të pales greke por për këta që kanë marrë përsiper të mbrojnë detin, të fajtorëve të 10 viteve më parë. Ka qënë kërkesa jonë që në fillim që ta zgjidhim këtë punë me gjykatë, nuk donte pala greke që të shkonim në gjykatë. Këtu jemi sa herë tështin apo kollitet dikush në Athinë këtu plas rrufa e madhe për luftë me pushtet këtu. O unë jam agjent turk që luftoj me Greqinë ose agjent grek që luftoj me Turqinë. Jam kryeministër i Shqipërisë që nuk negocioj për interesat e Shqiptarëve. Është e turpshme që një shtet të bëhet qesharak.”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot komunikimin e fundit me gazetarët për vitin 2020. Ai bëri një bilanc për vitin ku në fokus ishte menaxhimi i pandemisë COVID19, ndërsa dha lajmin se në mesin e muajit janar edhe në Shqipëri do të nisë vaksinimi kundër virusit.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama jep LAJMIN E MADH: Nis vaksinimi ndaj Covid-19 në mes të Janarit! Kemi shkatërruar 30 banda, të larguarit nga drejtësia do japin llogari një e nga një për pasurinë

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 ilir meta sali berisha edi rama edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll