Politike

Deputeti Andi Përmeti fiton betejën me COVID pas 61 ditësh luftë! I bën dedikimin prekës bashkëshortes: Tashmë mund të

29 Dhjetor 2020, 10:18 Nga DOSJA
Deputeti Andi Përmeti fiton betejën me COVID pas 61 ditësh

TIRANË–  Deputeti i Bindjes Demokratike Andi Përmeti, ka fituar betejën e  vështirë me Covid-19 pas 61 ditësh luftë.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Përmeti ka uruar bashkëshorten e tij për ditëlindje, ndërsa shprehet se tashmë mund të festojnë jo vetëm ditëlindjen, por edhe fitoren e betejës 61 ditore ndaj Covid.

Mes rreshtash, deputeti shprehet ia doli të mundë Covid falë forcës që bashkëshortja e tij i ka dhënë gjatë kësaj kohe.

“Tashme mund te festojme! Gezuar ditelindjen Fjona. U befsh 100 vjec. Tashme mund te festojme, jo vetem ditelindjen tende por edhe fitimin e betejes 61 ditore ndaj Covid-19. Nje beteje e luftuar dhe e fituar nga te dy. Perdite, prane meje, duke me mbushur me buzeqeshje dhe genjeshtra te bardha se sa mire isha dhe se sa po permiresohesha ndersa maska dhe veshja anti-Covid te mbulonin friken e ndonje lajmi te kobshem qe mund te merrje nga momenti ne moment. Ti ja dole mes ankthit dhe frikes te me mbaje me shprese qe asgje e keqe sdo me ndodhte dhe une e fitova betejen time i mbushur me guxim nga shpresa qe ti me jepje perdite duke me qendruar prane. Fitorja e betejes ishte e imja po aq sa e jotja. Se bashku ja dolem.
Tashme mund te festojme! Gezuar!”, shkruan Përmeti.

Përmeti është deputeti që pati komplikacione nga COVID19 dhe u dërgua për kurim në Turqi. Lajmin për infektimin e tij u dha nga deputetja Rudina Hajdari gjatë një seance parlamentare në Kuvend.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi permeti fiton betejen me covid dedikim per bashkeshorten andi permeti fiton betejen me covid dedikim per bashkeshorten

Sondazh

Poll