Politike

‘Mendova se ishte meme’/ Rama: Postimi i ambasadës ruse provokim qesharak, janë seksion i ‘Portokallisë’

29 Dhjetor 2020, 10:06 Nga DOSJA
‘Mendova se ishte meme’/ Rama: Postimi i ambasadës ruse

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ashpër ambasadës ruse në Shqipëri, e cila u vetëofrua dje, përmes një shkrese zyrtare të publikuar edhe në rrjetet sociale, drejtorit të Komunikimit Endri Fuga, se vaksina ruse “Sputnik V”, mund të vijë edhe në Shqipëri. I pyetur nga gazetarët, Rama tha se fillimisht mendoi se reagimi ishte një meme, ndërsa i krahasoi diplomatët rusë në Tiranë me “seksionin e Portokallisë”. Ai përjashtoi çdo mundësi që Shqipëria të furnizohet me vaksinën ruse, pasi sipas tij, sytë e vendit janë të Pfizer, Moderna, dhe AstraZeneca.


PYETJE: Dje ambasada ruse i ka shprehur drejtorit tuaj të komunikimit që Shqipëria të marrë vaksinën e prodhuar në Rusi, a do i përgjigjeni pozitivisht?

Rama: Sa i përket kësaj pyetje, unë kam menduar që ka qenë një meme ajo që pashë, që ambasada ruse kishte postuar një Tëitter nga drejtori i komunikimit në kryeministri, një rettëit të shefes së KE. Mendova se qe një meme, pasi një shteti të tillë s’më duket e përshtatshme që të bëjë provokime të tilla.

Ishte një provokim qesharak, një ambasadë si ajo e Rusisë në Shqipëri, nuk mund të sillet si një seksion i Portokallisë, apo të ishte Portokallia vetë. Nuk shoh arsye që ambasada e rusisë të përfshihet në sektorin e memeve. Ne jemi të fokusuar te vaksinat e Pfizer, Modernës dhe Astra Zenecës, dhe shtetet e BE-së po ashtu janë të drejtuara nga ato.

Nuk kemi arsye që të paragjykojmë vaksinën ruse apo kineze, por për momentin ne jemi të fokusuar në këto drejtime, nëse do të na lindë nevoja, do të shohim edhe alternativa të tjera. Postimi i ambasadës ruse nga ana ime, konsiderohet totalisht i papërshtatshëm, një ndjesë nga ana e tyre do të ishte i mirërpritur.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot komunikimin e fundit me gazetarët për vitin 2020. Ai bëri një bilanc për vitin ku në fokus ishte menaxhimi i pandemisë COVID19, ndërsa dha lajmin se në mesin e muajit janar edhe në Shqipëri do të nisë vaksinimi kundër virusit.

Lajmi kryesor: VIDEO/ Rama jep LAJMIN E MADH: Nis vaksinimi ndaj Covid-19 në mes të Janarit! Kemi shkatërruar 30 banda, të larguarit nga drejtësia do japin llogari një e nga një për pasurinë

(A.B;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada ruse edi rama edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 vaksina ruse ne shqiperi ambasada ruse edi rama edi rama me gazetaret 29 dhjetor 2020 vaksina ruse ne shqiperi

Sondazh

Poll